LAJMI I FUNDIT:

Pas incidentit me policët, forcat speciale “pushtojnë” Elbasanin (Video)

Pas incidentit me policët, forcat speciale “pushtojnë” Elbasanin (Video)

Operacioni i kërkimit për personat e përfshirë në incidentin ku u godit automjeti i nëndrejtorit të policisë së Elbasanit është duke u mbështetur me forca shtesë nga Tirana.

Reparti RENEA, Ndërhyrja e Shpejtë, Shqiponjat dhe Forcat Operacionale ndodhen në qytetin e Elbasanit, në një operacion në shkallë të gjerë kundër aktiviteteve të paligjshme, mjeteve të trafikuara dhe personave në kërkim për vepra të ndryshme penale.


Operacioni paraditen e së enjtes ka përfshirë disa lagje të qytetit, ku janë kontrolluar me dhjetëra banesa, mjete dhe persona të dyshuar për aktivitet të paligjshëm. Gjatë operacioneve janë shoqëruar disa persona si dhe janë ndaluar disa mjete për verifikime të mëtejshme.

Operacionet po koordinohen nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe vetë drejtori i përgjithshëm Haki Çako, të cilët kanë mbërritur paraditen e së enjtes në Elbasan.

Ky operacion policor i këtyre përmasave vjen dy ditë pas incidentit në qytetin e Elbasanit kur një autoveturë e blinduar goditi mjetin e nëndrejtorit të policisë së qarkut, teksa ky i fundit dhe disa efektivë po shoqëronin një mjet luksoz të dyshuar si të trafikuar në vendin tonë.

Policia ndaloi disa persona, ndërsa sekuestroi disa mjete të blinduara në pronësi të Petrit Çelës. Policia dha pak detaje për ngjarjen për të cilën nisi hetimet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që një reagim erdhi direkt nga kryetari i Partisë Demokratike.

Policia ka deklaruar se 27 vetë janë shoqëruar, proceduar penalisht ose çuar në gjykata në lidhje me vepra të ndryshme penale.

Nga autoritetet është thënë se është identifikuar edhe personi që ka gjuajtur me armë makinën e policisë dhe se po punohet për ta kapur atë.

Nga policia u shprehën se janë duke punuar me vendosmëri për të goditur krimin dhe personat që merren me veprimtari kriminale. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori