LAJMI I FUNDIT:

Pas heqjes së TVSH-së, priten çmime më të ulëta për librin (Video)

Pas heqjes së TVSH-së, priten çmime më të ulëta për librin (Video)

Heqja e Tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për librin, i ka gëzuar jo vetëm blerësit, por edhe shitësit e librave. Në institucionet kompetente thonë se tash presin që të kenë çmime edhe më të lira.

18 vjeçarin Indrit Ferati, e ka gëzuar lajmi për heqjen e TVSH-së për librin.


Ai thotë për RTV Dukagjinin, se tani  do ta ketë mundësinë të blejë më shumë libra për shkak të çmimit më të ulët.

“Është iniciativë e qëlluar, normalisht është dashur më herët të hiqet TVSH-ja, por tash si duket ky kabinet qeveritar është vetëdijesuar. Besoj, se në anën tjetër edhe libraritë do t’i zbresin çmimet. Libra do të blejë gjithmonë, por nëse ulen çmimet do t’i blejë nga dy libra”, shprehet Ferati, përcjell Telegrafi.

Edhe Arbër Buçinca thotë se kjo ide është e qëlluar dhe do të ndikojë në blerjen e më shumë librave për t’i lexuar.

“Kjo është një ide shumë e qëlluar, do të blejë më shumë libra”, shprehet qytetari tjetër Arbër Buçinca.

Ndërsa Iliriana Hasaj nga Libraria Dukagjini,  e sheh si një ndër lajmet më të mira, sepse nga e gjithë kjo do të përfitojnë edhe shitësit edhe blerësit e librave.

“Ky është lajmi më i mirë që mund të ndodhë. Sigurisht se e kemi pritur shumë mirë sepse ne ndikohemi direkt nga taksat si librashitës. Nga taksat ndikohen edhe shtëpitë botuese, por më së shumti ndikohen dashamirët që i blejnë librat. Prandaj sot është lajmi më i mirë që kemi marrë sot”, deklaron Iliriana Hasaj nga Libraria Dukagjini .

Në një përgjigje elektronike, dhënë nga Ministria e Financave, bëhet e ditur se ky vendim është marrë, dhe se presin që tani të ofrohen çmime më të lira për librat. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Jeta me makthin e Titanikut

Jeta me makthin e Titanikut

Kulture
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
JU FLET RESHIT QAZIM MULLETI (Nuk është sëmundje gjithçka që dhemb)

JU FLET RESHIT QAZIM MULLETI (Nuk është sëmundje gjithçka që dhemb)

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Kalo në kategori