LAJMI I FUNDIT:

Pas heqjes së barrikadave në veri, SHBA bën thirrje të ecet përpara në dialog

Pas heqjes së barrikadave në veri, SHBA bën thirrje të ecet përpara në dialog

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka reaguar pasi marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat ka filluar të zbatohet.

Përmes Twitter-it, Giacobbe ka thënë se forcat e KFOR-it në pika kufitare janë aty përkohësisht.


Sipas tij, pritet që për dy javë të kthehet funksionimi i kufirit në normalitet.

Ai ka shtuar se tashmë është koha që të ecet përpara dhe të ketë riangashim të përkushtuar në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia që po implementojnë në kufi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialog”, thuhet në reagim.


Ndryshe, pas 13 ditësh sot janë zhbllokuar rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare në veri, Jarinë dhe Bërnjak, ku është kthyer qarkullimi i lirë i automjeteve.

Pas heqjes së barrikadave të vendosura nga serbët, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë kthyer në Prishtinë, duke i lënë në dorë situatën në veri të Kosovës forcave të KFOR-it.

Zbatimi i marrëveshjes për targa - fillon qarkullimi i lirë në veri nën mbikëqyrjen e KFOR-it
Lexo po ashtu Zbatimi i marrëveshjes për targa - fillon qarkullimi i lirë në veri nën mbikëqyrjen e KFOR-it

Tetë orë ishte koha që u caktua sipas marrëveshjes brenda së cilës serbët që po mbanin të bllokuar rrugët për Jarinjë e Bërnjak të largoheshin, paralelisht me Njësinë Speciale që po përkujdesej për sigurinë atje.

Ushtarët e KFOR-it tashmë kanë marrë nën kontroll situatën në veri, teksa serbët kanë larguar barrikadat që kanë vendosur 13 ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori