LAJMI I FUNDIT:

Pas hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë, analistët presin sjellje ndryshe të BE-së ndaj Kosovës

Pas hapjes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë, analistët presin sjellje ndryshe të BE-së ndaj Kosovës

Njohësit e çështjeve politike kanë përshëndetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian duke thënë se kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe historike për shqiptarët. Po ashtu edhe ish-diplomati, Berisha ka thënë se dita e sotshme është rrugë e pakthyeshme drejt integrimit evropian

Ish-diplomati Berisha në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se kjo datë është historike për të gjithë shqiptarët pasi që këto dy vende në përbërjen e tyre kanë një popullatë shqiptare.


Ish-diplomati Anton Berisha

Sipas Berishës, populli shqiptar në këtë ditë me hapa të sigurtë do të bëhet pjesë e kësaj historie të civilizuar drejt rrugës për në BE.

Ndërsa analisti Ymer Mushkolaj, ka thënë se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi qysh para 8 vjetëve ky vend ka marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Analisti Imer Mushkolaj

Ndërsa sipas tij, Maqedonia e Veriut ka pasur një tregim tragjik.

“Vend kandidat qe 17 vjet, ky vend ka një tregim tragjik, qysh një shtet është dashur të ndërrojë emrin, gjuhën që të futet në procesin e negociatave për në BE”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, është jashtëzakonisht problematike, për të iu përgjigjur të gjitha kërkesave të BE.

Hapat e ardhshëm për Shqipërinë deri te bërja vend anëtar i Bashkimit Evropian
Lexo po ashtu Hapat e ardhshëm për Shqipërinë deri te bërja vend anëtar i Bashkimit Evropian

Ai ka thënë se kjo dita e sotshme është treguese e qartë që këto 8 vjet në Shqipëri nuk janë marrë vetëm me krim dhe kultivim të drogës, por edhe punë në procesin e integrimit evropian.

Ai ka thënë që edhe pse kjo ditë është arritur gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama,  nuk do të thotë që ai i ka rregulluar të gjitha me një pullë, por është një kontribut pasi ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij.

Ndërsa analisti, Vehbi Kajtazi ka thënë se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, pasi edhe kosovarëve i rrahë zemra më fortë për Shqipërinë.

Analisti Vehbi Kajtazi

“Na rreh zemra më fortë për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut në të cilën jetojnë një numër i madh i shqiptarëve”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, kryeministri Rama është i njohur për simbolika të ndryshme.

Ai ka thënë se kur Edi Rama është zgjedhur kryeministër, është shkatërruar lazarati në Shqipëri.

“Shqipëria njihet si shtet i drogës, por kjo me gjasë nuk po shihet si pengesë për negociata në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kajtazi.

Sipas Kajtazit, secili shqiptar është dashur t’i gëzohet kësaj dite sot.

Ai ka thënë se Kosova është shumë më përpara në aspektin pozitiv nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por që sipas tij fati i Kosovës lidhet me politikë dhe një proces të hapur me Serbinë.

Për Kajtazin, të gjithë në Shqipëri kanë dhënë kontribut për këtë ditë të sotme, sepse siç thotë ai në kohën e Sali Berishës, Shqipëria është anëtarësuar në NATO, ndërsa në kohën e qeverisjes së Ramës po ndodh procesi i negociatave.

Po ashtu edhe analisti Visar Ymeri, për këtë ditë ka thënë se është e rëndësishme për Shqipërinë edhe për rajonin.

“Natyrisht se është ditë e rëndësishme fillimi i negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Është ditë e rëndësishme për rajonin pasi për një kohë të gjatë BE nuk ka bërë ndonjë lëvizje. Lajm pozitiv është edhe për Kosovën. BE-ja tashmë edhe karshi Kosovës do të sillet më ndryshme në raport me liberalizimin e vizave”, tha Ymeri.

Analisti Visar Ymeri

Sipas tij, procesi i negociatave e rrit peshën e vendit në BE.

Ndërsa, analisti Ylli Hoxha ka thënë se Kosova këtë ditë po e shikon me simpati dhe xhelozi.

Sipas tij, lazarati e ka bërë Shqipërinë që ekonomikisht të përfundojë disa reforma më shpejt.

Analisti Ylli Hoxha

“Unë mendoj që vendimi i parë që duhet të merret është që ky proces që ka prodhuar shumë krim të përmbyllet me legalizim, pra të evitohet një nga pengesat e ardhshme”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, në Shqipëri më shumë ka buxhet tregtia e drogës se sa vetë shteti.

Ai ka thënë se Shqipëria duhet sa më shpejt të bëjë luftimin e krimit të organizuar për të ecur përpara drejt rrugës në BE./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori