Pak ditë më parë ka mbaruar edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj - Stresi.

Ai qëndroi plot 103 ditë brenda duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final që ishte 200 mijë, pasi nga 10 mijë euro u ndanë për katër finalistët.


Pas përfundimit të këtij spektakli, reperi ka filluar menjëherë me koncerte përreth trojeve shqiptare.

Screenshot 1 94 Foto: TikTok

Artisti së fundmi ka performuar në një klub në Tiranë, gjersa ka kërkuar sërish nga fansat ta përkrahin Luiz Ejllin.

I njëjti interpretoi këngën “Mos u dorëzu”, e cila njëherësh i dedikohej konkurrentit të Big Brother VIP Albania.

@luiz.fitues

Visit TikTok to discover videos!

Në një live në TikTok, Stresi foli edhe më parë për artistin shkodran duke shtuar se e meriton dhe se është djalë shembullor.

Luizi ndryshe cilësohet si një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë, që tani e ka dëshmuar me lojën, strategjinë dhe pozitivitetin që ka përcjell. /Telegrafi/