LAJMI I FUNDIT:

Pas eleminimit të Belgjikës nga Kampionati Evropian, Thibaut Courtois fotografohet duke shijuar pushimet luksoze me 23-vjeçaren Mishel Gerzig

Pas eleminimit të Belgjikës nga Kampionati Evropian, Thibaut Courtois fotografohet duke shijuar pushimet luksoze me 23-vjeçaren Mishel Gerzig

Thibaut Coutois u relaksua duke shijuar pushimet e tij verore me të dashurën e tij të re.

Portieri belg u fotografua në një jaht me modelen Mishel Gerzig, shkruan The Sun.


29-vjeçari është vënë në fokus të mediave spanjolle muajve të fundit për lidhjen e tij me modelen izraelite 23-vjeçare.

Dhe dyshja u panë në bordin e një jahti së bashku në Ibiza, duke marrë ca rreze dielli.

Courtois ishte pjesë e skuadrës së Belgjikës në Euro 2020 që u eliminua në çerekfinale nga Italia.

Ish-portieri i Chelseat do të kthehet së shpejti në stërvitjen para-sezonale me sezonin e ri të LaLiga që fillon në fundjavën e 14/15 gushtit.

Në fillim të Kampionatit Evropian, ai nuk kishte qenë shumë i hapur për jetën e tij private dhe lidhjen me modelen izraelite.

Courtois konfirmoi në emisionin belg “Deviltime” se ai ka një të dashur të re por nuk dha shumë detaje.

Ai tha: “Ajo është izraelite. Nuk mund të them shumë për këtë. Nëse ajo do të jetë një mbështetëse e Spanjës apo Belgjikës gjatë Ero? Sigurisht e Belgjikës”.
Dhe dyshja u panë duke i dhuruar një puthje dhe përqafim të zjarrtë njëri-tjetrit në bordin e jahtit në Spanjë këtë javë.

Në fillim të këtij viti, Courtois ishte i lidhur me modelen spanjolle Mayka Rivera – por ajo i mohoi thashethemet.

Ajo ishte shprehur në Instagram: “Të gjitha thashethemet për një marrëdhënie apo afrim të mundshëm me Thibaut Courtois janë krejtësisht të rreme”.

“Nesër do të jap një shpjegim në kanalin tim MTMAD dhe do të jetë hera e parë dhe e fundit që do të flas në lidhje me këtë temë. Fund”, kishte shkruar ajo.

Courtois ka dy fëmijë me Marta Dominguez – por dyshja u ndanë ndërsa ai ishte në Chelsea.

Ishte raportuar gjithashtu në vitin 2019 që portieri belg kishte filluar të takohej me prezantuesen televizive Alba Carrillo.

Ai gjithashtu pretendohet se ka një fëmijë të fshehtë jashtëmartesor me një fqinjë – ngjarje e cila thuhet gjithashtu të ketë ndodhur në vitin 2019.

Belgjika u mund nga Italia në çerekfinalet e Euro 2020 të premten e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"Nëse je 40 vjeç dhe nuk ke pesë fëmijë, atëherë je homoseksual", deklarata e Andrew Tate shkakton sërish bujë në X

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori