LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratave kundër shugurimit të Joanikijes – kërcënohet nga serbët pro-rus analisti malazez Ljubomir Filipoviq

Pas deklaratave kundër shugurimit të Joanikijes – kërcënohet nga serbët pro-rus analisti malazez Ljubomir Filipoviq

Analisti politik nga Mali i Zi, Ljubomir Filipoviq është kërcënuar për shkak dhe deklarimeve të tij kundër shugurimit të të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Cetinje si dhe kundër ndërhyrjeve të Serbisë dhe Rusisë ndaj vendit.

Këto kërcënime janë bërë nga grupe të ndryshe serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe në disa raste edhe duke e përcjellë atë.


Filipoviq përmes publikimit në profilin e tij në Twitter ka njoftuar se për dy ditë rresht është përcjellë dhe fotografuar në Kroaci nga persona të panjohur. Fotografi të cilat sipas tij më vonë janë përdorur për kërcënime dhe dezinformata ndaj tij përmes faqeve dhe profileve të nacionalistëve serb.

Ai tashmë ka paraqitur kallëzim penal në policinë dhe prokurorinë kroate për monitorimin dhe rrezikimin e sigurisë.

Ai ka njoftuar se është në Zagreb për pjesëmarrje në një forum në të cilin ka paraqitur hulumtimin e tij se si Mali i Zi u bë një shesh lojërash për luftën hibride ruse dhe serbe, rezultatet e fushatës së tyre sipas tij janë dëshmuar me zhvillimet e fundit në Mal të Zi.

Filipoviq ka raportuar lidhur me zhvillimet në Mal të Zi dhe trazirat e nxituara si rezultat i shugurimit të Joanikije. Përmes një shkrimi në Twitter ai ka deklaruar se, “Mali i Zi është nën okupim. Isha shumë i kujdesshëm për të mos e thënë këtë më parë, por pas ngjarjeve të sotme dhe të djeshme, është e qartë se Kisha e Serbisë dhe qeveria serbe ndajnë pushtetin mbi vendimet e qeverisë malazeze. Kjo qeveri duhet të ikë!”.

Ndaj këtij publikimi dhe deklarimeve tjera të Filipoviqit kanë reaguar persona të ndryshëm serb dhe pro-rus në Mal të Zi, madje duke kërkuar edhe arrestimin e tij për shkak të deklarimeve të tij.

Në ditën kur po mbaheshin protesta kundër shugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe, ai kishte paraqitur se si persona si Marko Milaçiq i cili është mbështetës i linjës pro-ruse në Mal të Zi, ka shoqëruar figurat më të larta shtetërore të Malit të Zi, duke marrë pjesë në “Dhomën e Situatave”.

Është raportuar edhe për pjesëmarrjen e korrespodentëve të dyshimtë rus në Cetinje, siç është rasti i korrespondentja ruse Alina Arsenieva, e cila është gjithashtu autore e kanalit “Balkan Spy” në rrjetin social Telegram, që njihet për mbulueshmëri mediatike për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori