LAJMI I FUNDIT:

Pas BREXIT-it, Britania e Madhe sytë nga tregtia me SHBA-në

Pas BREXIT-it, Britania e Madhe sytë nga tregtia me SHBA-në

Boris Johnson, kandidat favorit për të pasuar Theresa May si kryeministër i Britanisë së Madhe, tha se një marrëveshje tregtare nuk do të arrihet me SHBA-në menjëherë pas BREXIT-it.

Johnson shton se diskutimet do të jenë “të vështira” dhe “të fuqishme”.

“Një marrëveshje me SHBA nuk do të bëhet në një kërcitje gishtash. Nuk do të jetë diçka që shton disa pikë përqindjeje ndaj Prodhimit të Brendshëm Brendshëm së Britanisë së Madhe, por do të rritë ndjeshëm PBB-në tonë me kalimin e kohës. Kjo nuk është diçka që do të bëhet menjëherë”, tha Johnson.

Komentet e fundit të Johnson-it kërkojnë të menaxhojnë pritshmëritë për atë se çfarë mund të arrihet në fillim të qeverisjes së tij, siç parashikohej gjerësisht, ai mundi sekretarin e Jashtëm, Jeremy Hunt në udhëheqjen e Partisë Konservatore.

Një marrëveshje tregtare amerikane ishte tema nga fushatat e BREXIT-it, si një nga shpërblimet e mëdha të largimit nga Bashkimi Evropian.

Siç kishte raportuar Times, Johnson pas BREXIT-it, do të kërkonte një marrëveshje të kufizuar me ekonominë më të madhe në botë. /Telegrafi/