LAJMI I FUNDIT:

Pas arritjes së marrëveshjes për targat, ambasadori britanik: Tani duhet t’i shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione

Pas arritjes së marrëveshjes për targat, ambasadori britanik: Tani duhet t’i shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ka përgëzuar palët për kompromisin e treguar.

Diplomati britanik, ka thënë se pas marrëveshjes së arritur, dëshiron t’i shohë serbët e Kosovës të kthehen në institucione.


“Mirëpres marrëveshjen e rëndësishme që largon një burim tensioni dhe përgëzoj të gjitha palët për kompromisin që kanë treguar. Marrëveshja për targat do të jetë veçanërisht një lehtësim për ata që jetojnë në veri të Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “tani duhet t’i shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione, në interes të punës së tyre, familjeve të tyre dhe sundimit të ligjit”.

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Sipas BE-së, “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”, si dhe “çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit (e Brukselit)”, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel ndërmjet të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori