LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit të Molliqajt, PSD: Organet e drejtësisë në shërbim të pushtetit të Kurtit

Pas arrestimit të Molliqajt, PSD: Organet e drejtësisë në shërbim të pushtetit të Kurtit

Partia Socialdemokrate ka njoftuar për arrestimin e kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj, duke thënë se “privimi i dhunshëm nga liria i Dardanit përbën abuzim me pushtetin nga ana e të gjithë zinxhirit përgjegjës brenda sistemit të drejtësisë”.

Sipas PSD, Molliqaj u  arrestua lidhur me incidentit në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.


“Ftesat për intervistim, përkatësisht dorëzimi personal i tyre nga ana e Policisë së Kosovës nuk është realizuar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Privimi i dhunshëm nga liria i Dardanit përbën abuzim me pushtetin nga ana e të gjithë zingjirit përgjegjës brenda sistemit të drejtësisë. Arrestimi i tij është krejtësisht jo proporcional dhe në shpërputhje me kushtet ligjore për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatën e PSD-së, përcjell Telegrafi.

Arrestohet Dardan Molliqaj
Lexo po ashtu Arrestohet Dardan Molliqaj

Më tej, në reagimin e PSD-së thuhet se “ky arrestim ka mund të ngjajë sot në çdo kohë. Ai ka qenë në zyrë dhe nëpër takime të ndryshme në Prishtinë përgjatë këtyre dy ditëve. Mirëpo, arrestimi, pa fletëarrest, u bë në hapësira të një televizioni. Tash, pasi që është arrestuar, po kuptojmë që urdhërarresti i policisë është duke u përpiluar”.

“Kjo tregon qartë që organet e drejtësisë, duke arrestuar në mënyrë të jashtëligjshme e skandaloze Dardan Molliqajn, është vënë në shërbim të pushtetit të Kurtit”.

“Ju sigurojmë se ne, Partia Socialdemokrate do i mbajmë përgjegjës dhe do ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore kundër të gjithë atyre që sonte abuzuan pushtetin e tyre për ta privuar nga liria Dardan Molliqaj. Arrestimi i panevojshëm i sotëm është i motivuar politikisht dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj veprimeve tona opozitare”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori