LAJMI I FUNDIT:

Pas akuzave të vazhdueshme të Erdoganit, deputeti ishte arrestuar – por, sot u lirua politikani kurd

Pas akuzave të vazhdueshme të Erdoganit, deputeti ishte arrestuar – por, sot u lirua politikani kurd

Një gjykatë turke ka urdhëruar lirimin e një ish-udhëheqësi të opozitës pro-kurde pasi gjykata më e lartë e vendit vendosi që autoritetet shkelnin të drejtat e tij.

Omer Faruk Gergerlioglu i Partisë Popullore Demokratike pro-Kurde (HDP) u arrestua dhe u burgos në muajin prill pasi iu hoq mandati parlamentar me akuzat e “propagandës terroriste”.


Në protestë për përfundimin e mandatit të tij, Gergelioglu refuzoi të largohej nga parlamenti për disa ditë, ku hëngri dhe fjeti derisa ushtria turke ndërhyri.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi të enjten se të drejtat për të kryer veprimtari politike dhe lirinë e tij personale ishin shkelur, raporton gazeta hurriyet.

Pas këtij vendimi, gjykata e shkallës së parë urdhëroi lirimin e ish-deputetit. I njohur për luftën e tij për të drejtat e njeriut, Gergelioglu, 55 vjeç, gjithmonë ka mohuar akuzat për “propagandë terroriste”.

Ndryshe, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan akuzon rregullisht partinë e tij, HDP se është “fronti politik” i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila po zhvillon një luftë guerile në Turqi dhe të cilën Ankaraja e konsideron “terroriste”.

Qindra deputetë dhe aktivistë të HDP-së janë arrestuar që nga viti 2016, por shtypja në dukje është rritur më tej në muajt e fundit. Një prokuror paraqiti një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur HDP-në dhe çështja është duke u shqyrtuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Një rreshtim i rrallë i gjashtë planetëve do të vijë së shpejti - çfarë do të thotë kjo për Tokën?

Botë
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Deklaratë e fuqishme e Macronit: Kievi duhet të lejohet të neutralizojë bazat ushtarake ruse

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori