LAJMI I FUNDIT:

Pas administratës, me dy ndërrime do të punojnë edhe kopshtet e fëmijëve

Pas administratës, me dy ndërrime do të punojnë edhe kopshtet e fëmijëve

Qeveria ka propozuar të zbatohet puna në dy ndërrime në kopshtet e fëmijëve në vend. Për këtë propozim Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që ta njoftojë opinionin dhe të merr mendimin e tyre.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka për obligim që në çdo 6 muaj ta informojë Qeverinë për aktivitetet dhe progresin në: formimin e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve, numrin e fëmijëve që do të pranohen në qendrat për zhvillim të hershëm dhe numrin e edukatorëve që do të punësohen në këto qendra dhe për atë në qoftë se komunat e zgjedhura për projektin në fjalë kanë mjete në buxhetin e tyre për shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për momentin kopshtet punojnë vetëm me një ndërrim, por nevojat e shumicës është të zbatohet puna me dy ndërrime.

Në fillim të korrikut Qeveria solli vendim që nga 1 shtatori të zbatohet koha fleksibile e punës nga gjithë të punësuarit në drejtoritë shtetërore, ndërsa në disa institucione edhe puna me dy ndërrime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori