Kuvendi Komunal i Drenasit të premten pasdite ka mbajtur mbledhje urgjente të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal ku është diskutuar rreth dyshimeve për ngacmim dhe abuzim seksual ndaj të miturës.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, drejtor të drejtorive komunale, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe udhëhoqi mbledhjen, asambleistë dhe mediat.
Në mbledhjen urgjente të Kuvendit, kryetari Lladrovci para asambleistëve ka sqaruar rastin dhe masat të cilat i ka marr Komuna lidhur me rastin e fundit.
“Sikurse gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit dhe Kosovës, edhe mua me ka shqetësuar jashtë mase kjo ngjarje. Dua të ju informoj se komuna i ka marr të gjitha veprimet me kohë ndaj mësimdhënësit SH.XH, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj të miturës. Me të marr lajmin në media se është arrestuar një hetues në Stacionin Policor në Drenas, dhe se ky rast lidhet me mësimdhënësin Sh.Xh, menjëherë duke respektuar legjislacionin në fuqi, DKA-ja e ka ripezulluar nga puna mësimdhënësin i cili tashmë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës”, ka thënë nder të tjera kryetari Lladrovci.
Pas përfundimit të mbledhjes urgjente, grupet e të gjitha partive politike të Kuvendit, PDK-së, NISMA, Vizioni për Drenasin, LVV-ja, AAK-ja, Iniciativa Qytetare për Drenasin, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.
“Si përfaqësues të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve të Komunës së Drenasit, nëpërmjet kësaj deklarate shprehim indinjatën e thellë ndaj këtij rasti të dyshuar për ngacmim dhe abuzim seksual të të miturës 16 vjeçare nga qyteti jonë. Kuvendi Komunal në Drenas, kërkon nga organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm të lartë dhe kryesitë e veprës të marrin dënimin e merituar. Kuvendi Komunal në Drenas kërkon që të rritet përgjegjësia ne institucionet shkollore që të merren masa preventive për parandalimin dhe evitimin e rasteve të tilla që mos të ndodhin më. Duke shpresuar që rastet e tilla të mos përsëriten më, dënojmë ashpër edhe një herë rastin e ngacmimit dhe abuzimit më të miturën në komunën tonë”, thuhet në deklaratën e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Drenasit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe