LAJMI I FUNDIT:

Pas 128 ditëve që i kaloi në spitalin e Nju Jorkut, 51 prej tyre në respirator – i mbijetuari i COVID-19 më në fund rikthehet në shtëpi

Pas 128 ditëve që i kaloi në spitalin e Nju Jorkut, 51 prej tyre në respirator – i mbijetuari i COVID-19 më në fund rikthehet në shtëpi

Në një moment Larry Kelly është konsideruar si pacienti më i sëmurë në spitalin Mount Sinai në New York. Një ditë pasi u pranua në spital, ai u fut në respirator pasi COVID-19 ia kishte dëmtuar shumë mushkëritë, shkruan CNN.

Ai kishte humbur vetëdijen, e kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gruaja e tij u detyrua t’i ndalë mjekët që të ndalin aparatet që e mbanin gjallë. Por, vëllai i tij jo më kot i vuri nofkën “Larry Mrekullia”, transmeton Telegrafi.


Pas plotë 128 ditëve sa qëndroi në spital – 51 prej tyre në respirator – Kelly u lirua nga spitali gjatë të enjtes, duke e lejuar të rikthehet në shtëpi pranë më të dashurve.

Kur Kelly, tashmë i pensionuar por që dikur ushtronte funksionin e zëvendësdrejtorit në një shkollë të mesme, rezultoi pozitiv në testin e COVID-19 në mars, ai tha se “po ndjehet sikur është ftohur”. E pasi u pranua në spital, gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqësohet me shpejtësi të madhe.

“Ndërsa isha në komë, vuaja nga pneumonia në të dy mushkëritë”, tha 64-vjeçari për CNN, duke shtuar “se mjekët janë detyruar t’i japin ilaçe të ndryshme për ta qetësuar”.

“Fillova të bëhem i varur nga dentanyli, kështu u detyruan të kalojnë në methadone, pasi kisha gjakderdhje edhe në tru, që sipas tyre ma kishte mbuluar trurin”, shtoi ai.

Mjekët menjëherë i kishin telefonuar gruas së tij, vajzës dhe vëllait, duke u sugjeruar se ata duhet të pajtohen që t’i fikin aparatet që e mbanin gjallë dhe t’i japin lamtumirën e fundit. Kur arritën dhe gruaja e tij Dawn Kelly u ul pranë tij, vërejti se gjuri i tij po lëvizte.

“E kishin kyçur në shumë monitorë, kishte tuba kudo. EEG e trurit, tregonte se gjendja e tij ishte shumë e keqe”, tha e bija Jackie Kelly.

Por mjekët insistonin se duhet t’i fikin aparatet, e në atë moment gruas së tij iu kujtua mesazhi i fundit që ai ia kishte dërguar para se ta fusnin në respiratorë: “Të premtoj që nuk do të ndalem duke luftuar”.

“U thash se ai do të dëshironte të jetonte”, kujton këtë moment gruaja e tij.

E me përkrahjen e familjarëve dhe punës së palodhshme të stafit të spitalit, Kelly më në fund hapi sytë gjatë festës së pashkëve gjatë të shtunës mbrëma.

“Jam shumë me fat. Në natën e pashkëve në New York, 527 ndërruan jetë, kishte shumë njerëz përreth meje që po vdisnin dhe unë nuk doja që ai të vdesë. A është kjo një mrekulli? Nuk e di, por kjo sëmundje ndikon jo vetëm tek individi por tek e gjithë familja”, tha Kelly.

Në fund të majit, Kelly vazhdoi procesin e shërimit në tjetër qendër “New Jewish Home”, ku punoi me tre terapistë të ndryshëm që bën gjithçka që trupin t’ia kthejnë në gjendjen e mëparshme.

E të enjten ai më në fund u lirua edhe nga kjo qendër, ku përkrah familjarëve dhe miqve që duartrokisnin u largua me buzëqeshje në fytyrë.

Gjëja e parë që ai tha se planifikon të shijoj drekën e parë në shtëpi pas plotë 128 ditëve që i kaloi në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori