Merr fund edhe aventura e Partizanit në Evropë, me të kuqtë që u mposhtën 0-1 në kohën e rregullt nga gjeorgjianët e Saburtalos dhe nga pika e bardhë e penalltive, fati u buzëqeshi miqve, që fituan 5-4 dhe kaluan në turin tjetër.

Sfida u zhbllokua në minutën e 53-të nga Guliashvili, që pas një aksioni të shpejtë të Saburtalos, e pa veten i lirë përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime pastaj edhe në penallti.

Edhe pse portieri i Partizanit, Teqja priti dy penallti, bashkëlojtarët e tij gabuan tri herë nga pika e bardhë për tu eliminuar.

Reklama

Në anën tjetër edhe klubi shqiptar i Decicit është eliminuar nga garat evropiane.

Reklama

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1, duke i dhënë gjasa Decicit, por goli i Fatos Beqirajt nuk mjaftoi , pasi në fund psuan 2-1.

/Telegrafi/