LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike vazhdojnë takimet e tyre me qytetarët

Partitë politike vazhdojnë takimet e tyre me qytetarët

Koalicionet dhe partitë politike edhe sot do të vazhdojnë të prezentojnë programet dhe deputetët e tyre nëpër qytete të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja sot do të mbajë tubim në Resnjë dhe Manastir, ndërsa OBRM-PDUKM-ja do të jetë në Kratovë, Probishtip dhe në Kriva Pallankë.

Shefi i shtabit komunal i BDI-së në Tetovë, sot në konferencë për shtyp do të vlerësojë fushatën e deritanishme, ndërsa BDI-ja tubim do të mbajë në Kumanovë në orën 19:30.

PDSH-ja do të ketë takim me qytetarët e Sllatinës, ndërsa koalicioni “Aleanca për shqiptarët” do të jetë në Strugë./Telegrafi/