LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Maqedoni urojnë Vitin e Ri

Partitë politike në Maqedoni urojnë Vitin e Ri

Partitë politike në Maqedoni kanë uruar qytetarët për Vitin e Ri. Urimi i përgjithshëm nga të gjithë ata është që qytetarët të kenë shëndet dhe lumturi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Edhe partitë shqiptare edhe ato maqedonase kanë dërguar komunikata zyrtare për qytetarët e Maqedonisë, duke ju dëshiruar atyre që viti 2017 të jetë më i mirë se ai që lëmë pas. Më poshtë i keni urimet e partive të cilat kanë uruar Vitin e Ri:


Aleanca për Shqiptarët: Të dashur shqiptarë kudo që të jeni, të dashur miq, vendorë e ndërkombëtarë ! Vitin që po e lëmë pas, do e mbajmë mend si viti i fillimit të shpresës dhe ndryshimit të madh. Aleanca për Shqiptarët lindi pikërisht në këtë vit, si nevoje dhe kërkesë e kohës. Urime dhe gëzuar Vitin e Ri 2017, me dëshirat më të sinqerta për një jetë të mbarë, shëndet të plotë dhe mirëqenie në familjet e Juaja.

LSDM: Në vitin 2017 qytetarët e Maqedonisë do të vazhdojnë në nivelin që e zgjodhën më 11 dhjetor, ndryshime dhe jetë. Në shtet ndryshimet janë të pashmangshme. Reforma të cilat do t’i udhëheqin qytetarët dhe do të jenë në standardet evropiane. 2017 sjell ndryshime, stabilitet dhe jetë për të gjithë në një Maqedoni të lirë dhe demokratike.

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: LDM-ja ju uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2017, duke ju dëshiruar shëndet të mirë, fat dhe suksese. Kemi kaluar një vit të rëndë, por të gjithë së bashku vendosëm që të qëndrojmë në këmbë dhe të luftojmë për ndryshime, stabilitet dhe bashkim.

Lëvizja Besa: Të nderuar shqiptarë, të nderuar qytetarë, në këtë ditë të ndërrimit të motmoteve, përfitojmë nga rasti tj’u urojmë që 2017-ta të jetë për të gjithë një vit i paqes, suksesit, begatisë dhe mirëqenies. Urime!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori