LAJMI I FUNDIT:

Partitë në pushtet kundër temës për zgjedhje të parakohshme

Partitë në pushtet kundër temës për zgjedhje të parakohshme

Partitë politike që janë në pushtet nuk e mbështesin temën e Lëvizjes Vetëvendosje “Zgjedhjet e parakohshme”, që është paraparë të mbahet të premten, edhe pse disa e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kosova ka pasur zgjedhje dhe nuk duhet të ketë për momentin të tjera nacionale.


Ai tha se do të marrin pjesë në këtë tryezë, për t’i shprehur qëndrimet e tyre, por sipas tij Kosova ka një proces të rëndësishëm që duhet të kaloj.

“Ka tema të rëndësishme për vendin,  që e forcojnë Kosovën si shtet dhe e integrojnë në familjen evropiane”, ka thënë Isufi.

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, theksoi se do të marr pjesë në këtë tryezë, por nuk e mbështet këtë iniciativë për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, vendi duhet t’i kthehet normalitetit dhe zgjedhje të rregullta, pasi zgjedhjet e parakohshme janë kapitull i mbyllur.

“ Çka do që të dëshirojnë do të flasim, por Nisma nuk i mbështet në këtë iniciativë për të shkuar në zgjedhje. Vendi duhet t’i kthehet normalitetit me zgjedhje të rregullta, pasi është kapitull i mbyllur”, tha ndër të tjera Sherifi.

Telegrafi  provoi të kontaktoj  shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur.

Ndryshe, kjo është tryeza e tretë me radhë e cila pritet të mbahet të premten, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku temë kyçe e kësaj tryeze do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Tryeza e parë, ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kurse e dyta nga njëra prej partive në pushtet, përkatësisht nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Tryeza të tilla janë organizuar për arritjen e konsensusit nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori