LAJMI I FUNDIT:

Partia Socialdemokrate kërkon të hiqet karantina  

Partia Socialdemokrate kërkon të hiqet karantina  

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka thënë sot se ekzistenca e karantinës në Qendrën e Studentëve po dëshmohet totalisht e panevojshme dhe këtë sipas tij e dëshmon edhe vendimi i fundit i Qeverisë ku është shkurtuar koha e detyrueshme e karantinimit në këtë qendër nga 14 në 7 ditë.

Nushi theksoi se duke mos qenë vendim i bazuar në shkencë, e vetmja arsye pse ende ekziston karantina është ajo politike.


“Kemi parë zell të paparë që pikërisht kjo karantinë të përdorej politikisht në rastin e deputetit Pacolli prandaj po duan që ta mbajnë të hapur në mënyrë që ta përdorin kur u duhet. Po ashtu, nga informata të pakonfirmuara dhe jozyrtare, flitet që ka persona të mitur që janë mbajtur në karantinë. Nëse është e vërtetë, kjo është kundër kritereve të vendosura nga qeveria dhe po ashtu shfaq një standard të dyfishtë të trajtimit të këtyre personave pasi që disa të tillë janë liruar e disa janë mbajtur”, tha ai.

Sipas tij, masat që nga fillimi kanë qenë më rigoroze sesa që duhej, e për rrjedhojë kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha ekonomisë dhe jetës shoqërore në përgjithësi.

“Interesi i vetëm i qeverisë kanë qenë shifrat, përmes të cilave tenton ta lavdërojë veten. Sot, shumë shtete janë në masa tepër më të lehta sesa ne. Ne do ta kalojmë krizën e pandemisë, por me këto masa, kjo qeveri ia ka siguruar qytetarëve tonë një krizë të paparë ekonomike”, tha Nushi.

Ai tha se sot janë bërë 8 ditë nga rasti tragjik që ndodhi në Karantinën e improvizuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ndërsa Kurti nuk e ka thënë bash asnjë fjalë për këtë rast.

“E kemi parë shpesh kryeministrin i cili i drejtohet publikut edhe për gjëra më banale, kurse për rastin tragjik të konvikteve ka heshtur. Po ashtu, ministri Vitia deri vonë ishte yll i paraqitjeve publike, por ka kohë që nuk është paraqitur në publik ndonëse situata me pandeminë po vazhdon”, tha ai.

“Tash që janë bërë 8 ditë, ende nuk e kemi një raportim për mbarëvajtjen dhe të gjeturat e hetimeve. Duke pasur mjaftueshëm dëshmi e dëshmitarë, deri tash do të duhej ta dinim se ku ka qenë gabimi dhe dështimi në këtë rast. E po ashtu, hetimi do të duhej të shtrihej e të vazhdojë në të gjitha shkeljet e tjera të pretenduara dhe shkelësit të ndiqen penalisht”.

Ai tha më tej se Vitia dhe Sveçla do të duhej të jepnin dorëheqje të menjëhershme për shkak të përgjegjësisë politike mbi rastin.

“Personalisht jam i bindur, që ministri Vitia do të jepte dorëheqje por ai nuk lejohet nga Kurti”, tha Nushi.

Sipas PSD-së, nga raportet e policisë që publikohen nga mediat pamë që dy persona nga një fshat i Kamenicës janë ndalur nga policia dhe për shkak të mosrrespektimit të orarit të lëvizjes, janë dërguar në karantinë në Prishtinë.

“Kjo është gabim dhe e papranueshme. Qendra e studentëve nuk duhet të shërbejë si masë ndëshkuese për ata që shkelin rregullat. Pavarësisht pandemisë, demokracia dhe liritë e njeriut nuk guxojnë të shkelen e cenohen, siç po ndodhë në shumë vende të botës e edhe te ne”, tha Nushi.

Nga PSD folën edhe për situatën ekonomike. Sipas kësaj partie, pakoja e qeverisë është e pamjaftueshme dhe e gabuar si qasje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori