LAJMI I FUNDIT:

Partia që udhëheq në Kamboxhia shpalli fitoren, opozita e cilëson si ‘vdekje e demokracisë’ (Foto)

Partia që udhëheq në Kamboxhia shpalli fitoren, opozita e cilëson si ‘vdekje e demokracisë’ (Foto)

Partia në pushtet në Kamboxhia, po pretendon se i ka fituar bindshëm të gjitha 125 ulëset e parlamentit, ndërsa opozita po i kundërshton zgjedhjet duke i konsideruar ‘mashtrim’ dhe ‘vdekje e demokracisë’ në shtet.

Sipas Partisë Popullore të kryeministri të fuqishëm Hun Sen, kjo ishte një ‘fitore brilante’, megjithëse nuk e kishte ndonjë kundërshtarë, transmeton Telegrafi.


E vetmja opozitë që është Partia Kombëtarë për Shpëtimin e Kamboxhias, nuk ka qenë në gjendje të kundërshtojë situatën, vetëm se krijimin e qeverisë dhe gjithçka që lidhe me të e ka konsideruar si ilegale.

Të fituarit e të gjitha 125 ulëseve në dispozicion, e bën këtë shtet të Azisë juglindore si një-partiake.

Kryeministri aktual dhe i ardhshëm Sen

Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të ndërmerr hapat konkret, duke iu anuluar vizat disa prej qeveritarëve kamboxhianë, për shkak të ‘zgjedhjeve me te meta’.

Numërimi i fletëvotimeve të dielën, e kanë nxjerrë edhe një herë fitues Hue Sen, i cili është në pushtet që 33 vjet. Por, vëzhguesit e vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e zgjedhjeve, si dhe triumfin e të njëjtës qeveri me gjendje të zymtë dhe shumë pakënaqësi në popull.

Zëdhënësi i partisë fituese i ka thënë AFP, se fituan bindshëm dhe së shpejti pritet të marrin të gjitha pozitat që iu takojnë.

Të dëshpëruar me ‘vdekjen e demokracisë’ dhe ‘ditën më të errët në historinë e Kamboxhias’, e vetmja opozitë që është shpërndarë para zgjedhjeve, nuk mund të bëjë asgjë për të dëshmuar të kundërtën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Botë
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori