LAJMI I FUNDIT:

Partey preferon kalimin te Juventusi para ofertave nga klubet saudite

Partey preferon kalimin te Juventusi para ofertave nga klubet saudite

Thomas Partey i ka thënë menaxherit të tij që të refuzojnë ofertat nga Arabia Saudite pasi Juventus po mendon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Arsenalit.

Mesfushori 30-vjeçar ganez kishte shumë ndeshje nën drejtimin e Mikel Artetas sezonin e kaluar, duke zhvilluar 33 ndeshje në Ligën Premier.


Pavarësisht se është një lojtar i rregullt në Londrën Veriore, Arsenali do të ishte i hapur për të shitur Partey këtë verë dhe Juventusi është një nga klubet e interesuara.

Në anën tjetër CBS Sports shkruan se Al-Ahli, Al-Khaleej dhe Al-Nassr dolën të gjithë me oferta për Partey, me këtë të fundit të gatshëm të paguajnë rreth 30 milionë euro për nënshkrimin e tij.

30-vjeçari nuk është i interesuar për një lëvizje në Ligën Saudite dhe do të preferonte një lëvizje në Juventus nëse ai largohet nga Arsenali këtë verë.

Bianconerët kanë qenë tashmë në kontakt për të kërkuar një lëvizje, por do të duhet të shesin përpara se të kthehen me një ofertë bindëse.

Juventusi hyn në garë për të nënshkruar me mesfushorin Thomas Partey
Lexo po ashtu Juventusi hyn në garë për të nënshkruar me mesfushorin Thomas Partey

West Ham është i prirur për të marrë Denis Zakaria, ndërsa Ëeston McKennien e do Borussia Dortmund. Me shitjen e tyre, Juventusi do t’i kishte paratë që ta ofrojë Parteyn./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori