LAJMI I FUNDIT:

Parregullsi gjatë procesit të zgjedhor në disa komuna, policia jep detaje

Parregullsi gjatë procesit të zgjedhor në disa komuna, policia jep detaje

Edhe pse pas shumë raportimeve që procesi zgjedhor po shkonte në rregull dhe pa incidente, megjithatë gjatë të dieles janë hasur edhe disa parregullsi. Fjala është për falsifikim të rezultatit të votave.

E policia në raportin e saj ka njoftuar se në qytetin e Podujevës, janë hasur dy raste të falsifikimeve të tilla.


 “Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit  ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet. Po ashtu ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit  ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia.

Mirëpo nuk ishin vetëm këto rastet e vetme gjatë të dielës të cilat janë raportuar në polic,  parregullësi  kishte edhe në Fushë Kosovë, Viti, Suharekë, Prizren, Mamushë, Pejë dhe  Malishevë.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTAVE

F. Kosovë, 17.10.2021-19:44. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .

KEQPËRDORIM I TË DREJTËS SË VOTIMIT

Podujevë, 17.10.2021-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet.

PARANDALIM I USHTRIMIT TË SË DREJTËS PËR Të VOTUAR

Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar.

KEQPËRDORIM I DETYRËS ZYRTARE GJATË VOTIMIT

Viti, 17.10.2021-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka shkuar në qendrën e votimit për të kryer obligimin ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT

Suharekë, 17.10.2021 – 09:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një qendër të votimit kishte kryer veprën e cekur më lartë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

CËNIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT

Prizren, 17.10.2021 – 14:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 Mamush, 17.10.2021 – 17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT & KANOSJE

Pejë, 17.10.2021-14:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën më lartë dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti në procedurë .
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT

Malishevë, 17.10.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë procesit të votimit ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

CENIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT

Skenderaj 17.10.2021-12:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT

Skenderaj, 17.10.2021-17:30. Është raportuar se në qendrën e vend –votimit i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e shënuar më lartë . Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori