LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti suedez simulon gjendjen e luftës në sfondin e kërcënimit rus

Parlamenti suedez simulon gjendjen e luftës në sfondin e kërcënimit rus

Parlamenti suedez u mblodh sot për herë të parë që prej 20 viteve në seancë të reduktuar me qëllim për të simuluar një gjendje lufte në kuadër të tensioneve në rritje me Rusinë, njoftoi sot kryetari i Parlamentit.

“Delegacioni i luftës”, i përbërë nga 50 deputetë të të gjitha partive përfaqësuese në Riksdag, nga e majta që mbështet qeverinë duke kaluar nga opozita e qendrës së djathtë deri te ekstremi i djathtë, u mblodhën sot në një vend të mbajtur të fshehtë.


Asnjë detaj mbi kushtet e manovrës nuk u filtrua.

“Këto janë skenare të fshehta. Ne jemi vënë nën presion”, theksoi kryetari i Parlamentit, Urban Ahlin.

Ky komitet krize i reduktuar mund të mblidhet në rast lufte apo kërcënimi për luftë dhe për të zëvendësuar përkohësisht Parlamentin. Ai nuk ishte mbledhur që prej vitit 1997.

Thirrja e tij ishte parashikuar që prej vitit 2014, por Urban Ahlin kishte pranuar juridikisht se degradimi i klimës diplomatike dhe i sigurisë në botë kishte ndikuar.

“Ne konstatojmë një tendencë për rritjen e kapaciteteve ushtarake”, nënvizoi ai.

Suedia, që nuk ka njohur konflikt të armatosur në territorin e saj që prej dy shekujsh, nuk bën pjesë në NATO, por ka miratuar Partneritetin për Paqe, lansuar në vitin 1994 për zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak mes Aleancës Atlantike dhe vendeve jo anëtare.

Edhe pse ajo nuk ka kufij tokësorë me Rusinë, dy vendet janë në kufi të Deti Baltik dhe Moska disponon një bazë detare në Baltik në rajonin e Kaliningradit.

Frika ndaj Rusisë është rritur që prej kapjes së një nëndetëseje të paidentifikuar në arkipelagun e Stokholmit në vjeshtë të vitit 2014.

Stokholmi ka njoftuar që prej fillimit të muajit mars rivendosjen e shërbimit ushtarak që prej kësaj vere, shtatë vjet pasi e kishte hequr. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori