LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Studentor kundërshton mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve

Parlamenti Studentor kundërshton mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-COVID, me të cilat parashihet mbyllja e konvikteve dhe mensës së studentëve

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, mësimi në institucionet Universitare do të mbahet tërësisht në formë online që nga data 6 deri më 18 prill.


“Në vendimin për masat e reja kundër COVID-19, është vendosur gjithashtu që të pezullohen konviktet dhe mensa e studentëve, vendim për të cilin Parlamenti Studentor është kategorikisht kundër”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor, transmeton Telegrafi.

Parlamenti Studentor është kundër mbylljes së konvikteve, sepse ne konsiderojmë se qëndrimi i vetëm një studenti në dhomë nuk sjellë rrezikshmëri të madhe, ndërkaq studentët mund të ushqehen me opsionin MERR ME VETE (takeaway).

“Duke e pasur parasysh edhe përvojat jo të mira nga viti i kaluar, ne konsiderojmë që mbyllja e konvikteve nuk është e nevojshme”.

“Institucionet përgjegjëse nuk janë konsultuar fare me përfaqësuesit e studentëve dhe Qendrën e Studentëve, gjë që do të duhej bërë për të marrur vendime të tilla”, thuhet në reagim. /Telegrafi/