LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti studentor dhe menaxhmenti i UP-së kundërshtojnë iniciativat për ndarje të UP-së

Parlamenti studentor dhe menaxhmenti i UP-së kundërshtojnë iniciativat për ndarje të UP-së

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pritur sot në takim anëtarë të Kryesisë së Parlamentit Studentor të UP-së. Në këtë takim, anëtarët e Parlamentit Studentor  shprehën shqetësimin lidhur me iniciativën e ditëve të fundit për ndarje nga UP-ja, të Fakultetit Teknik dhe të Fakultetit të Mjekësisë.

Në njoftimin për media të UP-së, thuhet se kryetari i PS-së, studenti Erzen Hyseni, tha që studentët pozicionohen skajshmërisht kundër këtyre iniciativave, të cilat në qendër nuk e kanë studentin, por interesat personale dhe grupore.


“UP-në, të cilën okupuesit nuk kanë mundur ta parcializojnë, po fillojmë ta ndajmë ne. Një ndarje e tillë është jo e menduar mirë, marrë parasysh numrin e madh të universiteteve publike dhe sfidat e universiteteve të reja për funksionim normal”, shtoi Hyseni.

Nga ana tjetër, menaxhmenti i UP-së u shprehë se i kuptojnë plotësisht shqetësimet e studentëve dhe se me vëmendje janë duke i përcjellë këto zhvillime të pakëndshme, jo vetëm për UP-në, por në përgjithësi për arsimin e lartë në Kosovë.

“Ishte qëndrim i përbashkët që nismat e tilla nuk i shërbejnë vendit, në veçanti studentëve të këtij vendi, sepse të tillat janë ngritur mbi pretendime të pabazuara, duke mos i paraprirë ndonjë analizë apo hulumtim paraprak”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst rektori UP-së, Naser Sahiti u shpreh se “përpjekjet tona duhet të koncentrohen në ngritjen e UP-së dhe jo në parcializimin e tij, sepse mbi të gjitha, UP-ja është institucion stabil, me kredibilitetin më të lartë në hapësirat shqiptare dhe me tendencë të ngritjes së mëtejme”.

“Të pranishmit në këtë takim bënë thirrje që të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces të jenë të matur në veprimet dhe qëndrimet e tyre dhe të vënë interesin shtetëror dhe të të rinjve tanë, para çdo interesi tjetër. Në të kundërtën, studentët nuk përjashtuan as forma të tjera të kundërshtimit të këtyre nismave”.

Studentët e pranishëm në këtë takim shprehën edhe shqetësimin e tyre rreth shpërndarjes së bursave për studentët e universiteteve publike nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Në mesin e përfituesve, sipas studentëve, nuk janë përfshirë edhe 150 studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

“Sipas PS-së, studentët e mjekësisë janë diskriminuar nga ky proces, në një periudhë kur nevoja për mjekë është e theksuar, por trajtimi i mjekëve të ardhshëm nuk është i duhuri. Ata paralajmëruan se do të vijojnë me ngritjen e zërit të tyre, derisa studentët të marrin trajtimin e duhur dhe të barabartë në këtë proces”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori