LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Sri Lankës zgjedh Ranil Wickremesinghe si President

Parlamenti i Sri Lankës zgjedh Ranil Wickremesinghe si President

Ligjvënësit e Sri Lankës zgjodhën të mërkurën ish-kryeministrin Ranil Wickremesinghe si President të vendit të goditur nga kriza e Azisë Jugore, në një lëvizje që ka të ngjarë të zemërojë protestuesit që kanë kërkuar largimin e tij nga detyra për javë të tëra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Wickremesinghe, një ish-kryeministër gjashtë herë dhe aleat kryesor i ish-presidentit Gotabaya Rajapaksa, fitoi një votim parlamentar pasi paraardhësi i tij u largua nga vendi mes përshkallëzimit të protestave.

Protestat erdhën si pasojë e një krize ekonomike të shënuar nga mungesa të rënda të importeve thelbësore si karburantet, ilaçet dhe ushqimi.

Ai mori 134 vota nga 223 të mundshme.

Duke iu drejtuar parlamentit menjëherë pas rezultatit, Wickremesinghe tha se ndërsa vendi ishte “i ndarë në linja partiake”, “tash ka ardhur koha për të punuar së bashku”.

Në fillim të këtij muaji, protestuesit i vunë flakën rezidencës private të Wickremesinghe dhe pushtuan pallatin presidencial në një përpjekje të dëshpëruar për të rrëzuar qeverinë dhe për t’i dhënë fund kaosit që ka përfshirë Sri Lankën që nga marsi.

Protestuesit dukej se kishin shënuar fitore kur Rajapaksa u largua dhe Wickremesinghe, kryeministër në atë kohë, u zotua të jepte dorëheqjen për t’i hapur rrugë një qeverie uniteti.

Por emërimi i Wickremesinghe të mërkurën kërcënon të ndezë situatën edhe një herë pasi shumë protestues e shohin atë si të lidhur pazgjidhshmërisht me regjimin e Rajapaksa – mendim që ndajnë edhe disa anëtarë të partisë politike në pushtet “Sri Lanka Podujana Peramuna”.

Ndërsa votimi po zhvillohej, një grup i vogël protestuesish u mblodhën në shkallët e Sekretariatit Presidencial – zyra e presidentit – për të demonstruar kundër nominimit të Wickremesinghe.

Ata këmbëngulin se vetëm një rishikim i plotë i qeverisë do të kënaqë kërkesat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori