LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti rumun voton për të shkarkuar qeverinë e udhëhequr nga Florin Citu

Parlamenti rumun voton për të shkarkuar qeverinë e udhëhequr nga Florin Citu

Ligjvënësit rumunë votuan të martën për rrëzimin e Qeverisë së pakicës, të udhëhequr nga kryeministri Florin Citu.

Rënia e Qeverisë kërcënon të thellojë tutje krizën me të cilën po përballet Rumania, si pasojë e një vale të rëndë të coronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.


Kriza në Qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”.

Kjo ndodhi pasi kryeministri përjashtoi disa anëtarë të USR-së nga Qeveria e tij, përfshirë ministrin e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë.

Ligjvënësit e USR-së iu bashkuan të martën partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë AUR, për të votuar në favor të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, i cili u paraqit nga Partia Social-Demokrate e majtë.

Nga 318 deputetët e pranishëm, 281 votuan për mocionin, zero ishin kundër, ndërsa 37 abstenuan.

Citu, 49 vjeç, ka qenë kryeministër që nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Sipas Kushtetutës së Rumanisë, presidenti Klaus Iohannis duhet të emërojë tani kryeministër të ri. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori