Parlamenti i Gjeorgjisë kthehet në arenë boksi (video)

Ligjvënësit po debatonin mbi procesin e përzgjedhjes së delegacioneve të Gjeorgjisë në organizmat ndërkombëtarë.
Deputetja Tina Khidasheli tha se partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare duhet të ulë kuotat e saj, çka nxiti reagimin e opozitarit Akaki Bobokhidze.
Ky i fundit akuzoi me tone të ashpra koalicionin qeverisës, që sipas tij po afrohet me Rusinë.
Kritikat ia lanë vendin fyerjeve dhe në vetëm disa minuta salla u kthye në një arenë boksi.
Siç mund të shihet nga video, deputetët godasin njëri-tjetrin me shkopinj, mikrofona dhe grushte.
Megjithatë, pas sherrit seanca rinisi dhe politikanët votuan në favor të rregulloreve të reja për kuotat e deputetëve në delegacionet e Këshillit të Evropës. /Start/
Nga
Telegrafi
27/12/2014




















































