LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian e do Lukashenkon pas hekurave, i kërkon Hagës urdhër arresti për liderin bjellorus

Parlamenti Evropian e do Lukashenkon pas hekurave, i kërkon Hagës urdhër arresti për liderin bjellorus

Parlamenti Evropian i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) më 18 korrik të lëshojë një urdhër arresti kundër diktatorit bjellorus, Alexander Lukashenko.

“Me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) që tashmë ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, eurodeputetët i bëjnë thirrje GJNP-së që të shqyrtojë një urdhër arresti të ngjashëm për (Alexander Lukashenko)”, tha parlamenti në deklaratën e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Organi legjislativ i BE-së theksoi se Bjellorusia nën regjimin e Lukashenkos mban përgjegjësi për krimet e kryera kundër Ukrainës, veçanërisht për dëbimin e fëmijëve ukrainas.

Parlamenti bëri thirrje për “të gjithë hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar” për të siguruar ndjekjen penale të udhëheqësve bjellorusë përgjegjës për këto akte.

Në një denoncim të gjerë të regjimit të Lukashenkos, parlamenti dënoi abuzimet e tij të të drejtave të njeriut, shprehu kundërshtimin ndaj pjesëmarrjes së atletëve bjellorusë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe sanksione më të ashpra të BE-së.

Deklarata paralajmëroi gjithashtu për nënshtrimin në rritje të Bjellorusisë ndaj Moskës dhe i bëri thirrje BE-së të mbështesë më me vendosmëri opozitën demokratike bjelloruse.

Organizata antiqeveritare bjelloruse e Menaxhimit Kombëtar të Anti-Krizës dorëzoi prova në ICC më 27 qershor se Lukashenko dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë dhe rusë janë përgjegjës për dëbimin me forcë të të paktën 2,100 fëmijëve ukrainas në Bjellorusi.

Ombudsmani i Ukrainës Dmytro Lubinets tha gjithashtu se fëmijët ukrainas, si dhe të burgosurit e luftës, po transportohen në Bjellorusi me dijeninë e autoriteteve në Minsk.

ICC lëshoi një urdhër arresti kundër Putinit dhe Lvova-Belovës më 17 mars për organizimin e transferimit të paligjshëm të fëmijëve, numri i të cilëve arrin në mbi 19,500 sipas një bazë të dhënash të qeverisë ukrainase “Fëmijët e Luftës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori