LAJMI I FUNDIT:

Parkingjet e shtëpive të reja shumë të ngushta, pronarët ankohen se nuk po iu zënë veturat (Foto)

Parkingjet e shtëpive të reja shumë të ngushta, pronarët ankohen se nuk po iu zënë veturat (Foto)

Paul dhe Zena Jones që kanë blerë një shtëpi në Birmingham të Anglisë për rreth 100 mijë euro, janë në mesin e pronarëve të atij kompleksi të ri, që po ankohen për parkingjet e ngushtë.

Hapësira që ka vetëm 2.18 metra, mundëson hyrjen e makinës së vogël siç është Ford Fiesta, por jo edhe lejimin e daljes së udhëtarëve prej saj, transmeton Telegrafi.


“Thuhet se ha gjerësi prej 2.30 metrave, por nuk është e vërtetë. Madje, aty ndodhet edhe kutia e rrymës”, ka thënë Jones lidhur me rastin.

Së bashku me banorët tjerë, ata janë ankuar para afro pesë muajve, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje prej ndërtuesi. /Telegrafi/