LAJMI I FUNDIT:

Parim Olluri thotë se shkrimi i fundit për Adem Jasharin mund të ketë qenë motivi i sulmit ndaj tij

Parim Olluri thotë se shkrimi i fundit për Adem Jasharin mund të ketë qenë motivi i sulmit ndaj tij

Gazetari dhe drejtori i Gazetës “Insajderi”, Parim Olluri, i cili sonte është sulmuar fizikisht në rrugën “Bajram Kelmendi”, ka thënë se në momentin e sulmit ka qenë me të fejuarën e tij.

Olluri ka thënë se për shkak të shqetësimit nga sulmi, e fejuara e tij tani po merr trajtim mjekësor.


“Unë kam lëndime të lehta, mirëpo e fejuara është shqetësuar dhe tani po merr infuzion”, theksoi Olluri për Periskopin.

Sulmohet gazetari Parim Olluri (Foto)
Lexo po ashtu Sulmohet gazetari Parim Olluri (Foto)

Olluri tha se nuk i ka njohur sulmuesi dhe as nuk është i sigurt për motivet e sulmit.

I pyetur nëse sulmi ishte i motivuar për shkak të një shkrimi autorial të publikuar në Insajderi së fundmi, me titullin “Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar”, ai shprehi besimin se ky do të mund të ketë qenë motivi.

“Po dyshoj se sulmi ndodhi për shkak të shkrimit të fundit. Mendoj se sulmuesit janë dërguar nga dikush. Pas publikimit të shkrimit ka pasur komente kërcënuese, edhe në Insajder”, theksoi Olluri.

Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ky është shkrimi autorial i Ollurit, për të cilin thotë se mund të jetë sulmuar: http://www.insajderi.com/nese-adem-jashari-te-ishte-gjalle-dhe-te-ishte-milioner-korruptuar/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori