LAJMI I FUNDIT:

I pari në botë: Një shteg inteligjent me ajër të kondicionuar 93 km i gjatë për këmbësorët dhe çiklistët

I pari në botë: Një shteg inteligjent me ajër të kondicionuar 93 km i gjatë për këmbësorët dhe çiklistët

Me synimin për t’i drejtuar banorët drejt mënyrave më të shëndetshme të transportit, si çiklizmi dhe ecja, është planifikuar një shteg rrethor i gjatë 93 km në Dubai

I vendosur brenda një strukture xhami, shtegu “The Loop” do të kishte ajër të kondicionuar të kontrolluar, një dysheme kinetike dhe do të përdorte sisteme inteligjente të energjisë së rinovueshme.


Ambicia e Dubait është të bëhet një “qytet 20-minutash”, do të habiteni se çfarë do të thotë kjo.

Një tjetër risi ndërtimi po përgatitet në Dubai – një pistë 93 km e gjatë në një zonë të mbyllur, me ajër të kondicionuar për çiklistët dhe këmbësorët!

Me qëllimin për të inkurajuar tre milionë banorët e Dubait që të kalojnë nga makinat në mënyra më të shëndetshme transporti, studio arkitekturore Urb propozoi projektin “The Loop”, një unazë e mbuluar për çiklistët dhe këmbësorët, e cila do të mbështillej rreth Dubait, transmeton Telegrafi.

Një shteg për këmbësorët dhe çiklistët brenda një tubi xhami, 93 km i gjatë

Qëllimi i këtij projekti është që Dubai ta bëjë qytetin më të lidhur në botë, në këmbë ose me biçikletë, tha drejtori i Urb, Baharash Bagherian.

Struktura e planifikuar 93 kilometra e gjatë do të vendoset brenda një tubi xhami të ngjashëm me gjarpërin, me një klimë të kontrolluar dhe një dysheme kinetike që do të gjenerojë vetë energji.

Ambicia e Dubait është të bëhet një “qytet 20 minuta”, ku banorët mund të hyjnë në aktivitetet dhe destinacionet e tyre në këmbë ose me biçikletë brenda 20 minutave. Kjo nismë është përcaktuar në masterplanin urban për vitin 2040 dhe strategjinë e lëvizshmërisë urbane. Projekti Loop përputhet me këto plane pasi synon të përmirësojë lidhjen, si dhe të përdorë energjinë kinetike si një burim energjie të rinovueshme.

Renderimet e publikuara nga studio tregojnë bimë dhe trupa ujorë brenda strukturës tubulare. Një mjedis i këndshëm me ajër të kondicionuar do të ofrohet gjatë gjithë vitit, i cili do të zgjidhë problemin parësor të kushteve të pafavorshme klimatike, që i pengon banorët e Dubait nga ecja dhe çiklizmi.

Në një hapësirë me ajër të kondicionuar me sisteme inteligjente për energji të rinovueshme, do të ketë ambiente për mirëqenie dhe rekreacion, si dhe ferma vertikale.

Sfida kryesore në Dubai është se infrastruktura dhe mjedisi ekzistues urban është projektuar ekskluzivisht për makina, dhe për këtë arsye zëvendësimi i tyre me biçikleta, në qytetin ekzistues shumë të zhvilluar, kërkon një ndryshim të madh në planifikimin urban, si dhe infrastruktura e nevojshme për të mundësuar këtë ndryshim.

Loop do të lidhë objektet rekreative dhe Wellness, si qendrat e fitnesit, hotelet dhe fushat sportive, ndërsa parqet dhe zonat e përbashkëta të rekreacionit do të vendosen brenda brezit.

Propozimi i projektit përfshin gjithashtu ferma të integruara vertikale, të cilat studio tha se mund të mbështesin prodhimin vendor dhe të pavarur të ushqimit. Përveç shërbimit si një hapësirë publike e gjallë, Urb parashikon The Loop për të ndihmuar në lidhjen e pjesëve të qytetit të ndara nga ndërtimi i autostradës.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kur çiftet mërziten, psikologët thonë se përdorin këto pesë gjuhë

Kur çiftet mërziten, psikologët thonë se përdorin këto pesë gjuhë

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori