LAJMI I FUNDIT:

Parfumet adopt’ 100% Made in France për të gjithë

Parfumet adopt’ 100% Made in France për të gjithë

Pjesa më e madhe e brendeve kozmetike dhe parfumeve të dëshmuara dhe kualitative në botë vijnë nga Franca, por jo gjithmonë janë të përballueshme për nga kostoja. Krejt kjo vjen si rezultat i strategjisë dhe politikave të brendeve, por mbi gjitha kosto e çdo produkti është e lidhur ngushtë me shpenzimet e gjithë procesit, hulumtim-zhvillim-lansim.

Se sa e lartë do të jetë kosto që ne paguajmë për një produkt, e përcaktojnë shpenzimet që ai produkt ka deri te lansimi në treg, ndërsa – jo gjithmonë, janë vetëm shpenzime për të nxjerrë kualitetin më të mirë. Pjesa dërmuese e shpenzimeve në këtë proces, shkon për arsye të tjera promovuese.


Duke parë deficitin e produkteve kualitative, por të përballueshme për nga kostoja në tregjet botërore, Dominique Monlun në vitin 1986, vendosi të zhvillojë idenë e tij për një AROMË 100%.

MADE IN FRANCE /EAU DE PARFUM, e që domosdoshmërisht do jetë standard në kualitet por i përballueshëm për nga kostoja.

Vizioni kryesor i Adopt’ bazohet në hulumtimin dhe zhvillimin e aromave me standarde kualitative të kohës, duke investuar shumë si në aspektin human, po ashtu në mjete materiale, por që procesi i shpenzimeve ndalet në pikën kur produkti si lëndë e parë vendoset në shishe.
(Foto parfumat)

Çka i bie kjo?

Nuk ka shpenzime rreth dizajnit për ambalazhim të produktit: të gjitha parfumet vendosen në paketime-shishe të ngjashme. Nuk ka kampanjë lansuese të kushtueshme me fytyra nga showbiz-i botëror dhe shpenzime marramendëse në marketing, produkti pas procesit të fabrikimit del në vitrina të shitjes me një kampanjë simbolike. Produktit nuk ngarkohen kosto shtesë për shkak të emrit të brendit që mbanë, që në fund, këto kosto domosdoshmërisht faturohen tek klienti final. Strategjia nga Adopt’ është që shpenzimet e këtyre proceseve tentohet te mbahen në minimum duke ndikuar direkt në politikën e çmimeve që ne paguajmë, ndërsa në anën tjetër, marrim kualitet me çmime shumë të arsyeshme!

Jemi shumë me fat që brendi Adopt’ përveç prezencës në shtetet e mëdha evropiane, tashmë ka ateruar edhe në Kosovë me dyqanin e parë në Prishtinë, përballë Bankës Qendrore e që mundemi t’i shijojmë + 120 lloje të parfumeve fantastikë.

Adopt’ është më shumë se një brend, adopt’ është kënaqësi e zbulimit dhe shpërndarjes, adopt’ është mënyrë e jetës!