LAJMI I FUNDIT:

Më parë i kërcënuan me burg, tani në Katar ndryshojnë mendje dhe i mirëpresin tifozët e komunitetit LGBT

Më parë i kërcënuan me burg, tani në Katar ndryshojnë mendje dhe i mirëpresin tifozët e komunitetit LGBT

Kanë mbetur më pak se pesë javë deri në fillimin e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Nuk ka pasur më parë ndonjë kampionat botëror më të përfolur se sa ky që do të zhvillohet këtë vit, për të gjitha.


Shumë analistë dhe ish-futbollistë apo trajnerë futbolli kanë kritikuar Katarin për mënyrën se si janë ndërtuar stadiumet duke akuzuar për mungesë të drejtave të njeriut, apo edhe për faktin se Botërori do të zhvillohet në dimër.

Në anën tjetër ka pasur edhe deklarata të forta nga organizatorët se tifozët e komunitetit LGBTQ+ do të arrestoheshin nëse shkojnë në Katar dhe mbajnë flamurin e tyre.

Por tani kur kanë mbetur më pak se pesë javë deri në fillim të botërorit, njeriu kryesor i kësaj ngjarje të madhe Nasser Al-Khater ka thënë se i mirëpresin të gjithë në vendin e tyre.

Në një intervistë për Sky Sports, Al-Khater Al-Khater dërgoi një mesazh sigurie për komunitetin LGBTQ+.

“Të gjithë do të ndihen të sigurt në Katar”, tha Al-Khater .

“Ne kemi thënë gjithmonë se të gjithë janë të mirëpritur këtu. Ajo që kërkojmë është respekti për kulturën tonë”,  u përgjigj Nasser Al-Khater në intervistë kur u pyet nëse tifozët do të lejohen të mbajnë flamurin e ylberit në rrugë.

Gazetari donte të sigurohej për deklaratën e Al-Kahter dhe i kërkoi t’i dërgonte një mesazh kolektivit LGBTQ+.

“Të gjithë janë të mirëpritur këtu dhe të gjithë do të ndihen të sigurt në Katar”, theksoi Al-Khater .

“A përfshin kjo tifozët homoseksualë nëse ata mbajnë flamujt në publik, a do të ishte në rregull?” vazhdoi gazetari. “Po,” siguroi Al-Khater. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori