Transferimi i Neymarit te Paris Saint-Germaini është çështje orësh.

Klubi nga Parisi pritet të paguajë klauzolën e lojtarit te Barcelona në vlerë 222 milionë euro.


Francezët me këto para mund të blinin Romelu Lukakun, Alvaro Morata dhe Alexandre Lacazette.

Treshja e lart përmendur deri më tani mbajnë pozitat e parë për transferimet më të shtrenjta gjatë këtij afati kalimtar veror.

Lukaku u transferua nga Evertoni te Manchester Unitedi për 85 milionë euro:

capture 20170802 183015

Morata nga Real Madridi te Chelsea për 80 milionë euro:

capture 20170802 183034

Lacazette nga Lyoni te Arsenali për 60 milionë euro:

capture 20170802 183048

Të tre së bashku kushtojnë 225 milionë euro, pra tre milionë më shumë se Neymar i vetëm. Por, tre milionë për PSG-në janë një pikë ujë në oqean. /Telegrafi/

telegrafi sport app