LAJMI I FUNDIT:

Parashkollorët japonez mësohet si ta përdorin borinë pas vdekjes së vajzës që mbeti e vetme në autobus

Parashkollorët japonez mësohet si ta përdorin borinë pas vdekjes së vajzës që mbeti e vetme në autobus

Një institucion për kujdesin e fëmijëve në qytetin lindor të Japonisë në Sayama ka nisur një stërvitje me nxënësit e tyre duke u treguar atyre se si të thërrasin për ndihmë në rast se mbesin vetëm në autobus duke e përdorur borinë, kjo pas vdekjes së një vajze e cila mbeti e vetme në një autobus në Perfekturën e Shizuoka.

Kolegji Musashino Junior – i lidhur me qendrën e kujdesit për fëmijë në Sayama, Perfektura e Saitama, përfshiu stërvitjen në lëndën e saj vjetore të sigurisë në rrugë për t’i mësuar fëmijët përmes përvojës.


Nga rreth 140 fëmijë në këtë institucion, 42 prej tyre nga klasat e moshave më të vogla, dhe kujdestarët e tyre morën pjesë në stërvitjen e 12 shtatorit, ndërsa që deri me 16 shtator pritet që të gjithë nxënësit ta kompletojnë ushtrimin, transmeton Telegrafi.

Oficerët nga stacioni i policisë në Sayama u dhanë një shpjegim fëmijëve me një model timoni dhe u thanë atyre se duhet të shtypnin ku është simboli i trombës dhe të vazhdonin ta shtypnin atë derisa të vijë dikush.

Pas kësaj, fëmijët e vegjël i binin borisë një nga një e disa prej tyre për periudha të gjata duke u ulur në timon.

Pas stërvitjeve, një prej nxënësve tha se ishte “befasuar” nga zhurma e madhe, ndërsa një tjetër tha se ai dhe të tjerët ia dolën ta kryenin mirë detyrën.

Një kujdestare për Mainichi Shimbun tha: “Fëmija im zakonisht e ka të ndaluar që ta prekë timonin, por unë u ndjeva e lehtësuar që patëm një përvojë të tillë”.

Në incidentin në Perfekturën Shizuoka, një vajzë 3 vjeçare vdiq nga sulmi në zemër pasi që mbeti e vetme për rreth 5 orë brenda një autobusi të një institucioni për fëmijë në qytetin e Makihonara, në një ditë kur merkuri u ngrit mbi 30 grad celsius. Termosi i saj i ujit ishte i zbrazët kur ajo u gjet brenda autobusit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Kalo në kategori