LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHMK njofton se vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu, transmeton Telegrafi.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/