LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Lazio – Roma

Parashikim: Lazio – Roma

Lazio dhe Roma do të kenë punë mes vete në gjysmëfinale të Coppa Italias, ku finalisti përcaktohet pas dy ndeshjeve, e në derbin romak të dyja ndeshjet zhvillohen në të njëjtin stadium, çka e bën këtë rivalitet edhe më interesant për t’u shikuar.

Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 1 mars (e mërkurë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Lazio
Federico Marchetti është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, por prezenca e tij është në dyshim, çka e bën favorit për të startuar supertalentin shqiptar, Thomas Strakosha.
Simone Inzaghi po ashtu do të duhet që të merret me disa mungesa në mbrojtje pasi Stefan Radu, Patric dhe Senad Lulic janë të gjithë të suspenduar.
Jordan Lukaku po ashtu do të jetë i sigurt në krahun e majtë.

Roma
Luciano Spalletti do të ketë avantazh të lehtë ndaj rivalit të përbetuar pasi Alessandro Florenzi është i vetmi që nuk do të jetë gati për lojë.
Menaxheri romak pritet që t’i mbetet besnik formacionit të tij 3-4-2-1, duke lënë Diego Perottin në stol sërish.
Pas një starti të dobët të sezonit, Fazio dhe Emerson janë startues të garantuar.

A e dini se?

Roma ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj Lazios në të gjitha garat.

Roma ka shënuar së paku dy gola në 8 nga 10 ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Lazios në të gjitha garat.

Lazio është e pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Copa Italia.

Analizë

Lazio ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit, kështu duke mbetur në hap me Atalantan duke e tejkaluar edhe Interin në tabelë në kampionat. Humbja e Napolit në Serie A vetëm sa u ka dhënë entuziazëm albiceletëve për një vend në Ligën e Kampionëve.

Roma nuk do të jetë në gjendje të garojë me Juven për titull, por Giallorosët kanë bërë hap të madh për të siguruar pozitën e dytë pasi së fundmi mposhti Interin dhe Napoli në të njëjtën kohë mbeti 5 pikë prapa.

Të dyja skuadrat janë në hap me objektivat sezonal – Lazio po tenton që të jetë fuqishëm në top treshe, teksa Roma është forca e dytë në kampionat.

Ky do të jetë derbi i parë romak që luhet në mbrëmje në vitet e fundit, që do të thotë se atmosfera do të jetë shumë e nxehtë në stadium dhe fituesi është shumë vështirë që të parashikohet.

Parashikimi: Lazio 2-2 Roma

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori