LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja brilante ndaj Ukrainës tregon se 17-vjeçari Camavinga është ylli i ardhshëm i madh i futbollit

Paraqitja brilante ndaj Ukrainës tregon se 17-vjeçari Camavinga është ylli i ardhshëm i madh i futbollit

Eduardo Camavinga u bë golashënuesi më i ri i Francës në mbi 100 vjet kur shënoi në ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare si titullar, vetëm 17 vjeç dhe 332 ditë i vjetër.

Skuadra e Didier Deschamps prodhoi një paraqitje mbizotëruese ndaj Ukrainës të mërkurën në mbrëmje, me gola nga të tillë si Olivier Giroud, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann duke siguruar një fitore 7-1 në Stade de France.


Por, përkundër golave ​​nga disa nga lojtarët më të njohur në botë, ishte një performancë e veçantë nga mesfushori i talentuar Eduardo Camavinga që kapi titujt kryesorë.

Real Madridi e kërkoi me ngulm, Camavinga tregon pse është special me super gol ndaj Ukrainës
Lexo po ashtu Real Madridi e kërkoi me ngulm, Camavinga tregon pse është special me super gol ndaj Ukrainës

Mesfushorit qendror 17-vjeçar, i cili luan për Rennes në Ligue 1, iu deshën vetëm nëntë minuta për të gjetur rrjetën me një gol të shkëlqyeshëm akrobatik.

Camavinga, me shpinë nga porta, goditi topin në mënyrë të përkryer për të shënuar atë që doli të ishte goli i më i mirë i ndeshjes.

Një përmbledhje e performancës së jashtëzakonshme të mesfushorit kundër Ukrainës tashmë është shfaqur në mediat sociale dhe kjo tregon se Franca ka një talent të veçantë në duart e tyre.

Tashmë është e qartë se pse disa nga klubet më të mëdha në Evropë janë bashkuar në garë për të nënshkruar me talentin e madh të Rennes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori