Një burrë që kishte mbetur i paralizuar nga një aksident me motor, i kishte propozuar të dashurës së tij në një mënyrë aq të veçantë sa që ka fituar garën si “propozimi më i mirë në Britani të Madhe”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Craig, nga Anglia dhe e dashura e tij Laura, fituan titullin e propozimit më të mirë në Britani të Madhe, pasi një kompani e ngjarjeve filloi kërkimin për të mirin propozim.

Siç thuhet tutje, Laura qëndroi pranë tij ndërsa ai kishte një operacion në spital dhe më pas hyri në gjendje kome pas kapjes së një infeksioni në gjoks dhe pneumonisë.

Por kur ai ishte mjaft i mirë, ai përdori çelësin e konservës për të bërë një unazë dhe për t’i bërë propozimin asaj.

Por, përveç këtij propozimi, në garë kishte edhe të tjera lloje, që nga propozimi në një plazh, udhëtimi në Nju Jork për të propozuar pranë pemës së famshme Rockefeller dhe madje edhe ai i një detari i cili i propozoi të dashurës së tij shtatzënë, pasi ishte në det për 8 muaj. /Telegrafi/