LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i radhës i miliarderit Bill Gates: Do të ketë vdekje tjera nga COVID-19 në SHBA, nëse nuk reagojmë të bashkuar

Paralajmërimi i radhës i miliarderit Bill Gates: Do të ketë vdekje tjera nga COVID-19 në SHBA, nëse nuk reagojmë të bashkuar

Bill Gates ka paralajmëruar amerikanët se do të ketë shifra tmerruese të vdekjeve tjera nga COVID-19, nëse vendi i tij nuk fton qytetarët të “bashkohen për vepruar”.

Gates po vazhdon të kritikoj ashpër reagimin e zyrtarëve amerikanë ndaj pandemisë së COVID-19, që ka shumë më shumë viktima krahasuar me vendet e tjera të botës, transmeton Telegrafi.


Ai qysh në prill kishte paralajmëruar – kur asokohe ishin 336 mijë të infektuar në SHBA dhe 9.600 tjerë që kishin humbur jetën, që Shtetet e Bashkuara mund të ngecin “në skenarin rrëqethës” nëse nuk reagojnë me kohë, por ka siguruar të gjithë se nëse respektohet distanca numri i infeksioneve të reja mund të bie.

Gjashtë muaj më vonë – pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 7.6 milionë dhe mbi 213 mijë të vdekur – Gates është shfaqur në NBC për të folur për situatën e rënduar në vend nga COVID-19.

“Do të ketë vdekje tjera nëse nuk reagojmë së bashku”, ka deklaruar Gates para gazetarit Chuck Todd, në intervistën e së shtunës.

64-vjeçari ka folur sërish për mënyrën e testimit duke kritikuar sistemin shëndetësorë, ku qytetarëve u duhet me ditë të tëra të presin për rezultatet e COVID-19.

“Po aplikojmë sistemin më të dobët të  testimit. Por nuk është e vështirë të përmirësohet një gjë e tillë”, ka shtuar miliarderi amerikan.

Themeluesi i kompanisë Microsoft i ka bërë thirrje administratës së Donald Trumpit të përmirësoj kursin duke ndërmarrë hapa konkret.

“Duhet ta pranoni se nuk keni bërë punë të mirë dhe të thoni se duhet të ndërmerrni veprime për ta ndryshuar këtë”, ka shtuar Gates gjatë intervistës.

Gates gjithashtu ka theksuar se Agjencia e Ushqimit dhe Barnave është në presion të vazhdueshëm që të prodhoj disa lloje të vaksinave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori