LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Kombeve të Bashkuara, rikthehet varfëria – për herë të parë në 20 vitet e fundit rritet përqindja e varfërisë ekstreme

Paralajmërimi i Kombeve të Bashkuara, rikthehet varfëria – për herë të parë në 20 vitet e fundit rritet përqindja e varfërisë ekstreme

Në selinë e organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, është bërë e ditur se për këtë vit ndihmë humanitare kanë nevojë 168 milionë njerëz dhe se ky numër gjatë vitit të ardhshëm do të jetë për 40 për qind më i madh – me 235 milionë. E për herë të parë pas 20 viteve është rritur edhe përqindja e varfërisë ekstreme.

Kombet e Bashkuara çdo vit bëjnë vlerësimin se sa njerëz në botë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare. E me këto parashikime, parashohin se mund të parandalohet katastrofa në vendet më të rrezikuara nga varfëria, transmeton Telegrafi.

Për vitin e ardhshëm ky numër pritet të rritet në 235 milionë, që është pothuajse gati shifër e njëjtë me numrin e banorëve të Indonezisë që është e katërta sa i përket numrit të banorëve. E për ndihmë nevojiten miliarda dollarë.

Për herë të parë në 22 vitet e fundit është rritur edhe përqindja e varfërisë ekstreme, ku më të prekurit janë të rinjtë dhe femrat. E faktori kyç që ka kontribuar më së shumti kësaj është pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori