Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore – Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që të jenë të kujdesshëm.
Ky është njoftimi i ri për udhëtime, përcillet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Duke përcjellë paralajmërimin e Departamentit Amerkan të Shtetit, ambasada amerikane në Prishtinë, kërkon nga shtetasit e saj që dëshirojnë të vijnë në Kosovë, kujdes të shtuar për shkak të trazirave dhe sulmeve të mundshme terroriste.
Në njoftimin shkruan se grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në mbarë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën e këtë mund ta bëjnë me apo pa paralajmërim, përcjell Telegrafi.
Sipas Departamemntnit amerikan të shtetit, në shënjestër mund të jenë lokacione turistësh, stacione autobusësh, tregje/qendra tregtare, ndërtesa të qeverisjes lokale, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive e kulturore, institucione edukative, aeroporte e hapësira tjera publike.
Përveç kësaj, në mbarë Kosovën ka dhunë të motivuar politikisht, shkruan në paralajmërimin e shtetit amerikan për qytetarët e saj që udhëtojnë për në Kosovë. Departamenti i shtetit deklaron se nëse qytetarët amerikanë vendosin të udhëtojnë në Kosovë, duhet t’i shmangin demonstratat, të jenë syçelë në vende që frekuentohen nga perëndimorët, të monitorojnë mediat lokale për lajmet e fundit dhe t’i përshtatin planet e tyre bazuar në informacionet e reja. Duke sugjeruar që të shkarkojnë aplikacionin për pranim të kohë reale të njoftimeve të reja nga ambasada, Departamenti i shtetit sugjeron që qytetet që duhen shmangur në Kosovë janë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.
Sipas paralajmërimit, tensionet brenda dhe mes komuniteteve në veriun e Kosovës vazhdojnë të nxisin dhunë, demonstrata dhe trazira tjera në komunat e asaj ane, ndonëse nënvizohet se trazirat e fundit kanë qenë të ndërlidhura politikisht dhe nuk përfshijnë turistët apo pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar, kalimtarët e rastit mund të preken nëse ndodhin incidente të dhunshme.
Në njoftim po ashtu thuhet se Qeveria Amerikane ka mundësi të limituara për të ofruar shërbime emergjente në veri të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare