LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërim i rrezikut nga zjarri: Mos e karikoni veturën elektrike gjatë natës

Paralajmërim i rrezikut nga zjarri: Mos e karikoni veturën elektrike gjatë natës

Disa vetura tashmë janë kapur në flakë. 

Prodhuesi amerikan i automjeteve Chevrolet me sa duket nuk është në gjendje të marrë nën kontroll problemet serioze të baterisë. Tashmë vitin e kaluar u njoftua se në modelet e ndërtuara Chevy Bolt kanë rezultuar se bateria e tyre shkakton zjarr.

Prodhuesi i veturave ka filluar ti kthej 69,000 vetura të prekur dhe është duke u përpjekur për të zgjidhur problemet me një update software.

Sidoqoftë, disa Chevy Bolt kanë kaluar në flakë ndërsa po karikonin baterinë në javët e fundit.

Paralajmërim urgjent

Të gjitha këto modele kishin instaluar tashmë versionin aktual të softuerit, i cili në të vërtetë duhet të kishte parandaluar zjarre të tilla. Tani Chevrolet dhe agjencia amerikane e sigurisë në trafik NHTSA po lëshojnë një paralajmërim urgjent.

Nuk duhet të karikoni një Chevy Bolt brenda natës. Për më tepër, vetura elektrike nuk duhet të jetë e lidhur me energjinë elektrike në një garazh të mbyllur. Paralajmërimi rekomandon vetëm karikimin e baterisë së një Chevy Bolt jashtë – mundësisht nën mbikëqyrje të përhershme.

Chevrolet ende nuk ka zbuluar saktësisht se cilat janë problemet me baterinë.

Sidoqoftë, vërehet që modelet Chevy Bolt të përdorura përdorin një bateri nga LGES (LG Energy Solution, ish LG Chem). Kjo është me sa duket e njëjta bateri që përdoret në Hyundai Kona. /Telegrafi/