LAJMI I FUNDIT:

Përfundon parada e LGBTI-së me moton “dashni për të gjithë” (Foto/Video)

Përfundon parada e LGBTI-së me moton “dashni për të gjithë” (Foto/Video)

E plotësuar: Ka përfunduar Parada e Krenarisë e organizuar nga komuniteti LGBTI me moton “Në emër të dashnisë”. Parada ka përfunduar e qetë, ndërsa të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë.

Paradën e përshëndeti edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha.


Lendi Mustafa, njëra ndër organizatoret e kësaj parade tha se shoqërisë i nevojitet dashuria dhe humanizmi.

“Urreja i bën njerëzit e mjerë. Më shumë se gjithçka neve na duhet dashuria dhe humanizmi”, tha ai.

“Jemi mbledhur këtu për të rrezatuar dashni për gjithë komunitetin LGBTI. Ne jemi mbledhur këtu për të gjithë aktivistët të cilët në të kaluarën kanë dhënë gjithçka nga vetja për të shtyrë para kauzën dhe të drejtat e komunitetit LGBT”, tha Lendi Mustafa në këtë paradë.

Rrugëve të kryeqytetit ishin të pranishëm edhe forca policore me qëllim që parada të mbahej në një frymë të qetë dhe pa incidente.

Nis parada e LGBTI-së 

E plotësuar: Në sheshin ‘Skënderbeu’ të kryeqytetit dhjetëra persona janë mbledhur në ‘paradën e parë të krenarisë’ të organizuar nga komuniteti LGBTI.

Me flamurin që përfaqëson këtë komunitet, me pankarta në duar dhe nën tinguj të muzikës ky komunitet u bën thirrje udhëheqjeve të Kosovës që të drejtat e LGBTI-s të vendosen si prioritet në agjendat e tyre politike.

Rrugëve të kryeqytetit po shihen edhe forca policore me qëllim që parada të mbahet në një frymë të qetë dhe pa incidente.

Ndryshe, disa të rinj kundërshtuan këtë protestë duke e quajtur të papranueshme.

E plotësuar: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ‘Paradën e Krenarisë’ të organizuar nga LGBTI tha se ndodhet në paradë për të shprehur përkrahjen ndaj këtij komuniteti.

Ai tha se me këtë konfirmojnë se të gjitha komunitetet në Kosovë janë të barabarta.

“Jam këtu për të shprehur përkrahje për komunitetin LGBT dhe për të konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta. E vlerësojmë përkushtimin e të gjithëve për të drejta të barabarta, angazhimin e të gjithëve për liri dhe të drejta të barabarta. Sot vëmendja duhet të jetë te komuniteti, organizatorët dhe jo te institucionet”, tha Thaçi.

“Nuk do të lejojmë që kushdo në Kosovë të ushtroj frikë dhe kërcënim ndaj një grupi apo individi”, tha Thaçi,  i cili pas fjalimit u largua nga parada.

Parada e parë e LGBTI-së

E plotësuar: Së shpejti pritet të fillojë ‘Parada e krenarisë’ organizuar nga komuniteti LGBTI, me moton “Në emër të Dashnisë”.

Parada nis në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të pranishëm në paradë, në mbështetje të LGBTI-së janë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha dhe ambasadorë.

Në një njoftim të këtij komuniteti thuhet se kjo paradë po organizohet për t’ia tërhequr vëmendjen  institucioneve qeveritare, si dhe për t’i treguar shoqërisë kosovare që komuniteti LGBTI është i pranishëm në çdo segment të jetës kosovare.

“Ne besojmë se ka ardhur koha të dëgjohet zëri jonë dje të respektohet të drejtat e njeriut, të garantuar me ligj.

Kjo paradë u ka bërë thirrje udhëheqjeve të Kosovës që të drejtat e komunitetit LGBTI të vendosen si prioritet në agjendat e tyre politike.

jo Paradë i bënë thirrje Qeverisë, institucioneve të rendit dhe ligjit, Avokatit të Popullit dhe institucioneve tjera relevante të angazhohen më shumë në zbatimin e ligjeve, strategjive të parandalimit të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori