LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për të dyshuarin e tretë për grabitjen në Shtime

Paraburgim për të dyshuarin e tretë për grabitjen në Shtime
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.T., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I pandehuri dyshohet se më 7 gusht 2019, në Shtime, duke vepruar si anëtar të grupit së bashku me A.T.1, A.M dhe F.G., (i ndjerë), me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëme të të dëmtuarit N.N., në atë mënyrë që fillimisht të pandehurit janë takuar në Prishtinë dhe me veturë kanë shkuar në drejtim të Shtimës, dhe rrugës së tranzitit janë futur në fshatin Petroviç, ku aty kanë ndalur veturën dhe nga e njëjta kanë dal i pandehuri A.T., së bashku me tani të ndjerin F.G. dhe A. dhe A. kanë mbetur në veturë, ashtu që të njëjtit të armatosur janë futur në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marr shumën e të hollave prej 24.000 franga, ku në atë moment janë hetuar nga ana e familjarëve dhe gjatë përleshjes në terasën e shtëpisë, i dëmtuari N.N. mbetet i plagosur me armë zjarri dhe në atë gjendje së bashku me të dëmtuarin tjetër A.N., i ndjekin nga pas dhe pas diku 200-300 metra e kapin të pandehurin F. ku edhe aty përleshën me ç’rast në vendin e ngjarjes mbetet i vdekur F.G., ndërsa të pandehurit e tjerë me të dëgjuar krismat e armës dhe largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.


Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur
Lexo po ashtu Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur

Sipas njoftimit gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitës së nenit 187 të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ndryshe ditë më parë një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në lagjen e Pajtimit në Shtime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori