Paraburgim për dy shtetas të Kosovës, u kapën në Demir Kapi duke transportuar ilegalisht emigrantë nga Egjipti

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Demir Kapi nën dyshimin për kontrabandim emigrantësh.
Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe u është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.
“Më 26 maj 2026, rreth orës 06:30, në pikën pagesore Demir Kapi në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Mihajllovë” ndaluan A.G. (42) dhe G.G. (39), të dy nga Kosova. Gjatë kontrollit, policia ndaloi një automjet “Volkswagen Transporter” me targa të Kosovës, i drejtuar nga A.G., si dhe një automjet “Skoda Octavia”, po ashtu me targa të Kosovës, i të drejtuar nga G.G. Në automjetin “Volkswagen” u gjetën shtatë migrantë nga Egjipti, ndërsa u konstatua se automjeti “Skoda” shërbente si pararojë. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kundër dy shtetasve kosovarë është ngritur kallëzim penal sipas nenit 418-b të Kodit Penal, ndërsa gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ata janë dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës së paraburgimit, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën për Azilkërkues në Vizbeg të Shkupit”, thonë nga MPB.







































