LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për arsimtarin në Gjakovë, dyshohet se dhunoi seksualisht nxënësin

Paraburgim për arsimtarin në Gjakovë, dyshohet se dhunoi seksualisht nxënësin

Një mësimdhënësi në Gjakovë me inicialet Xh.S, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një nxënës të mitur.

Sipas informacioneve të siguruara nga RTV Dukagjini, dyshohet se mësimdhënësi këtë vepër të rëndë penale e kreu prapa fabrikës së metalit në Gjakovë.


Mësimdhënësi fillimisht e kishte kontaktuar të miturin përmes rrjeteve sociale. Në bisedë, 58 vjeçari i kishte kërkuar ndihmë nxënësit për disa punë fizike.

E i mituri që është nga radhët e komuniteteve, kishte pranuar që mësimdhënësit t’i ofrojë ndihmë. Mirëpo, Xh.S, me të futur në veturë viktimën, dyshohet se ia kishte mbyllur dyert dhe bashkë me të ishte nisur në drejtim të pjesës së pasme të fabrikës së metalit.

Madje, duke provuar që të kryente marrëdhënie intime, Xh.S dyshohet t’i ketë shkaktuar dëmtime viktimës në organet gjenitale.

Këto dëmtime i ka konfirmuar edhe avokati i të dyshuarit XH.S., Prek Lokaj.

Lokaj përmes telefonit ka thënë se këto dëmtime ekzistojnë, mirëpo ka theksuar se klienti i tij nuk e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale.

Xh.S tash e disa ditë ndodhet në paraburgim.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Xh.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi dhe e njëjta kërkesë është aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë”, ka thënë Yllka Juniku Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë.

Këtë kërkesë të Prokurorisë e ka aprovuar edhe Gjykata Themelore në Gjakovë.

“Me datën 06 maj 2022 rreth orës 16:00 në Gjakovë, rrugën ‘Pjetër Bogadani’, e detyron personin tjetër, të dëmtuarin e mitur të kryej akt seksual pa pëlqimin e tij. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme. Ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”, ka thënë Gjykata Themelore e Gjakovës.

Xh.S, mësimdhënës me përvojë në rajonin e Gjakovës, do të qëndrojë në paraburgim deri më 5 qershor. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori