Preferoni të paguani me para në dorë apo me kartelë?
Në një studim të fundit të Pev Research Center, 41% e amerikanëve thanë se nuk përdorin para të gatshme për blerjet e tyre të përditshme. Gjithashtu, 42% pranuan se rrallë kanë para në dorë.
Ndërsa nuk mund të mohohet se kartelat e kreditit na e bëjnë jetën më të lehtë, pagesa me kartelë mund të çojë në shpenzime të tepërta dhe borxhe.
Një mënyrë për të zgjidhur këto probleme është të paguani më shpesh me para në dorë. Në këtë mënyrë, ju do të shpenzoni vetëm atë që keni dhe do të shmangni pagesat me kartelë krediti.
Me kalimin e kohës, ky zakon mund ta bëjë më të lehtë menaxhimin e financave tuaja dhe të ndalojë blerjet impulsive.
Përdorimi i parave të gatshme në vend të kartelave të kreditit gjithashtu mund të çojë në kënaqësi më të madhe, sugjeron studimi i botuar në Journal of Consumer Research, transmeton Telegrafi.
Siç vërejnë ekspertët, njerëzit që paguajnë me para ndihen më të lidhur me mallrat që blejnë, shkruan The List. Çështja është se paratë e gatshme ndihen më “reale” sesa një kartë debiti ose krediti, dhe aftësia për të paguar me para në dorë mund t’ju japë një ndjenjë mirënjohjeje. Me këtë qasje, ju keni kontroll të plotë mbi paratë tuaja.
Megjithatë, është e vështirë të përqendrohesh vetëm në para. Kartelat ofrojnë prakticitet që është thjesht i nevojshëm gjatë ditës. Në vend që të jeni plotësisht të rreptë, nëse planifikoni të bëni pazar rrobash, lini kartat e kreditit në shtëpi dhe mbani me vete vetëm ato që ju nevojitet, në mënyrë që të mos shpenzoni më shumë sesa keni planifikuar.
Mendoni për atë që dëshironi të blini, vlerësoni kostot dhe vendosni një buxhet maksimal. Eksperti i financave personale, Dave Ramsey rekomandon caktimin e një buxheti në fillim të çdo muaji, tërheqjen e parave nga llogaria juaj bankare dhe më pas vendosjen e parave në zarfe.
Ju do të përdorni një zarf për sende ushqimore, një për argëtim, e kështu me radhë. Është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të qenë të përgjegjshëm dhe për t’iu përmbajtur buxhetit tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Këto tri shenja të horoskopit janë më rebelet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/785-0-66a38a1418a1d_edited-380x233.jpg)
Këto tri shenja të horoskopit janë më rebelet
![Ndalojeni ngrirjen e tepër të frigoriferit me këto metoda](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Frost-in-Freezer-1024x682-1-380x233.jpg)
Ndalojeni ngrirjen e tepër të frigoriferit me këto metoda
![Ndoshta problemi jeni ju! 12 shenja që tregojnë se mund të jeni pak toksikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/785-0-669fa359166a3-380x233.jpg)
Ndoshta problemi jeni ju! 12 shenja që tregojnë se mund të jeni pak toksikë
![A e dini se çfarë është ‘terrazzo’? Ja disa ide se si të dekoroni shtëpinë tuaj me këtë stil interesant](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/file-20240408-16-7s-380x233.jpg)
A e dini se çfarë është ‘terrazzo’? Ja disa ide se si të dekoroni shtëpinë tuaj me këtë stil interesant
![Pesë shenja do të zbulojnë se e dashura juaj është e përdalë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Dating-a-Compulsive-Flirt-380x233.jpg)
Pesë shenja do të zbulojnë se e dashura juaj është e përdalë!
Ka një arsye përse patatet shiten në thasë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq