Samsung Galaxy Fold është një pajisje interesante dhe duket sikur ka potencial për të sjellë një epokë të re të dizajnit dhe funksionalitetit të telefonave.

Sidoqoftë, ndërkohë që ka potencial, ka edhe çmimin e kërkuar prej 1,980 dollarë, që e nxjerr telefonin jashtë mundësive të shumë klientëve.

Megjithatë, nëse nuk keni frikë të jeni një blerës i hershëm, atëherë mund të jeni të interesuar të mësoni se Samsung ka konfirmuar se telefoni do të hapet për para-porosi më 26 prill.

Kjo është e njëjta datë për Evropën dhe SHBA kështu që të dyja vendet do të jenë në gjendje të para-porosisin atë në të njëjtën kohë. Pritet gjithashtu që të dal në treg më 3 maj.

Samsung kishte deklaruar më parë se ata dëshirojnë të testojnë përvojën e shitjes me pakicë, që do të thotë se një demo i gatshëm nuk mund të gjendet në dyqanet e tyre.

Përkundrazi, Samsung dëshiron të krijojë një eksperiencë më luksoze në blerje, ashtu si Apple, kur lansuan vite më parë Apple Watch Edition. /Telegrafi/